sex hikayeleri porno izle kartal escort

Muça: Tirana mori fitore titulli, thellon diferencën javën tjetër. Partizani ka finalizim skandaloz

Shkëlqim Muça mendon se suksesi i sotëm i Tiranës ndaj Bylisit u ka dhënë fund diskutimeve për titullin kampion. Në “Rubrika Sportive” ai diskutoi se kishte mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e balshitëve dhe priste që në javën e ardhshme diferenca mes Tiranës dhe Kukësit ndjekës të rritej edhe më shumë.

“E kam thënë që kjo ishte një ndeshje vendimtare për titullin. Prisja një Bylis ndryshe, më agresiv, por nuk ishte në nivelin e kërkuar. Mendoj se kjo ndeshje e ka mbyllur diskutimin dhe besoj që në javën e ardhshme mund të shtohet kjo diferencë me Kukësin.

Te Partizani është një ambient i tronditur, nuk është shumë i qetë, dallohet. Edhe nga rezultatet e kaluara, edhe nga pozicioni, edhe nga ajo që thuhet që Partizani këtë vit ka dështuar. E ndjek edhe fati që nuk ke ndonjëherë, Partizani 0 minuta në pjesën e parë pothuajse po e dominonte lojën. Për tre minuta e humbi lojën, ndërsa më përpara humbi 2-3 raste. Pastaj natyrisht bëhet më e vështirë, por Partizani gjatë gjithë lojës e komandoi, luajti, ngushtoi ekipi kundërshtar nga 2-0. Më shumë ishte pa fat sot, me lojë më pëlqeu, me lojtarët që ka e grup që ka, por ka finalizimin skadaloz, ka dështuar te sulmuesit se po të shohësh se Bardhi që është sulmuesi kryesor, nuk është në rolin e tij. Nuk ka pykë të mirë, nuk lidhen krahët me njëri-tjetrin. Çinari gjithashtu ka probleme në finalizim. Ky është sezon i dështuar, drejtuesit do të mundohen të kapin Europën, me kalendarin që ka mund ta kapë. Laçin e Teutën nuk i ka larg, skuadra ka impenjim, por nuk finalizon, nuk shëson gola, ky është problem”, tha Muça.