sex hikayeleri porno izle kartal escort

Muça: Egbo duhej të ndërronte shumë lojtarë, Tiranë inekzistente në pjesën e parë

Shkëlqim Muça beson se humbja e sotme e Tiranës ishte mëse e merituar pasi bardheblutë nuk ishin në ditën e vet më të mirë. Në “Rubrika Sportive” ai argumentoi se ekipi kishte bërë një paraqitje nën nivel dhe se Teuta kishte gjetur mënyrën se si mund të ndalej skuadra e Egbo.

“Mendoj se duke parë të gjithë ndeshjen, Teuta e meritoi fitoren dhe natyrisht u paraqit një ekip shumë agresiv sot. Rrallë e kam parë Teutën agresive, nuk para merr kaq shumë kartonë, deri në fund ishte shumë e përqendruar dhe ka luftuar në çdo zonë të fushës. Në pjesën e parë Tirana ishte inekzistente, ka gjuajtur vetëm një herë në portë, në pjesën e dytë pati dy raste, por Teuta ishte gjithmonë në lojë. Gjatë gjithë kohës e ka presuar Tiranën. Gjatë gjithë kohës lojtarët e saj i kanë presuar, mund ta mundësh vetëm kështu, duke u paraqitur agresive Teuta mori fitore të rëndësishme për veten.

Aty kishte për të ndërruar shumë lojtarë, jo vetëm një, në gjendje të tillë trajneri është në dilemë. Edhe Ngo që ishte shumë, shumë dobët, dy minuta më parë humbi rast të pastër që mund të shënonte, sot lojtarët kryesorë nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Ishin 6-7 pika që trajneri që mund të ndërhynte, ndërhyri me vonesë. Nuk ishte dita e Tiranës. Edhe mbrojtja kishte probleme sot, ishte e çorientuar, pati shumë hapësira.  Ishte e shpërqendruar dhe mund të pësonte”, tha Muça. /vipsport.al/