sex hikayeleri porno izle kartal escort

Modriç zbulon prapaskenën: Ronaldo ishte gati në lot, do zihej me Murinjon po të mos ndërhynim

Kristiano Ronaldo dhe Hoze Murinjo e nisën mirë aventurën te Real Madrid, ndërsa dy patriotët kishin marrë përsipër t’i dhuronin trofe madrilenëve e të mposhtnin Barcelonën. Por, me kalimin e kohës, marrëdhënia e trajnerit me sulmuesin nisi të ftohej ndërsa në autobiografinë e tij, Luka Modriç tregon edhe se dy personazhet kanë qenë gati për t’u konfrontuar fizikisht nëse nuk do të ishte për ndërhyrjen e futbollistëve të tjerë.

“Më ka habitur shumë reagimi i Murinjos. Po fitonim 2-0 në një ndeshje të Kupës së Mbretit dhe Ronaldo nuk e ndoqi kundërshtarin në krahun e tij. Kjo e nervozoi shumë Murinjon me të. Të dy u grindën gjatë në fushën e lojës. Në pushim kur u kthyem në dhomat e zhveshjes, e pashë Ronaldon shumë të dëshpëruar dhe thuajse në lot.

Më tha se ai në fushë bënte më të mirën dhe sërish kritikohej. Murinjo u fut në dhomë dhe menjëherë nisi ta kritikonte Ronaldon për përgjegjësinë e tij në lojë. Të dy u nxehën shumë aq sa vetëm ndërhyrja e shokëve të skuadrës shmangu një përplasje fizike”, u shpreh kroati. /VipSport.al/