sex hikayeleri porno izle kartal escort

“Mini-Murinjo” mbron Gjasulën: Nuk është brutal, nuk kam frikë se do më çojë lojtarët në spital

E quajnë “Mini-Murinjo” pasi ka atë dëshirën e zjarrtë të trajnerit të famshëm portugez për të arritur majat e për të treguar se është më i miri. Por ndryshe nga Murinjo, Julian Nagelsman nuk përfiton nga problemet apo polemikat që lindin te kundërshtarët e tij. Kjo shihet edhe më qartë në fjalët e tij sot, ku ka marrë në mbrojtje Klaus Gjasulën, mesfushorin e përfaqësueses shqiptare.

Lajpcigu që drejton Nagelsman do të luajë në fundjavë me Paderbornin e Gjasulës, i cili është bërë protagonist në mediat gjermane për faktin se po i afrohet një rekordi historik. Ai ka marrë deri tani 15 kartonë të verdhë në 25 ndeshje të kampionatit, por për Nagelsman, kjo nuk do të thotë se futbollisti shqiptar është një prej atyre që cilësohen si të ashpër në fushën e lojës.

“Ai nuk është një lojtar brutal, nuk mendoj se ai është një nga ata që godasin me shkelma me dashje kundërshtarët. Ka shumë faulle taktikë që i duhet të bëjë”, shpjegoi Nagelsman në videokonferencën për mediat. “Ai nuk luan në mënyrë antisportive apo bën fualle pa shkas. Nuk jam i shqetësuar se do të çojë ndonjë nga lojtarët e mi në spital”, theksoi trajneri i cili më pas u dha lojtarëve të tij edhe këshillën se si të kalonin futbollistin shqiptar. “Të luajmë shpejt është njëra mënyrë, që t’i qëndrojmë sa më larg të jetë e mundur dhe ta evitojmë atë”, deklaroi trajneri, i ndërgjegjshëm për aftësitë e Gjasulës dhe se ai është një prej futboillistëve më të spikatur të Paderborn. /vipsport.al/