sex hikayeleri porno izle kartal escort

Mesi është i dëmtuar, puna në palestër nuk ishte një rastësi

Ajo që më shumë futbollistët i druhen në këtë kohë janë dëmtimet, të cilat pas një pauze tremujore duken të paevitueshme. Pre e një dëmtimi ka rënë edhe Lionel Mesi. Ylli argjentinas mungoi në stërvitjen kolektive para dy ditëve duke u stërvitur në palestër.

Megjithatë, Barcelona nuk deklaroi asgjë mbi gjendjen e sulmuesit të saj. Por, mediat spanjolle kanë zbuluar se Mesi vuan nga një kontraktim i muskujve në këmbën e djathtë dhe stërvitja në palestër shërben për të rikuperuar këtë problem.

Tashmë, 32-vjeçari është në luftë me kohën për të qenë në dispozicion të trajnerit Kike Setien në ndeshjen e La Liga kundër Majorkës, duke qenë se dëmtime të tilla si ai që ka pësuar Mesi kërkojnë shtatë deri në dhjetë ditë për t’u rikuperuar. /VipSport.al/