sex hikayeleri porno izle kartal escort

Merkato nuk i ndjen pasojat e pandemisë, pritet zyrtarizimi i transferimit të yllit të Gjermanisë

Merkato e verës pritej të vuante rëndë nga pasojat e pandemisë, por nuk po rezulton kështu. PSG dha sinjalin e parë duke transferuar Lautaro Martinez, ndërsa Barcelona pritet që së shpejti të finalizojë një marrëveshje për transferimin e Pjaniç e Martinez. Por lëvizja e radhës pritet të jetë ajo e Çelsit që ka siguruar një firmë të rëndësishme, atë të yllit të ri të Gjermanisë, Timo Verner.

Sulmuesi i Lajpcig është pranë kalimit në kampionatin anglez të futbollit për t’iu bashkuar skuadrës së Lampard. Liverpuli kishte ndjekur me interes lojtarin por vendosi të mos paguante klauzolën e tij prej 53 milionë paund, ndërsa te Çelsi janë të lumtur ta bëjnë një gjë të tillë, duke i siguruar njëkohësisht futbollistit edhe një rrogë prej 9 milionë paund në sezon.

Pritet që marrëveshja të zyrtarizohet në ditët në vijim, kur Verner të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me klubin londinez për të vazhduar karrierën atje duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Klauzola e tij duhet aktivizuar para datës 15 qershor, përndryshe bëhet e pavlefshme deri në verën e ardhshme, kur ajo zbret në 36 milionë paund. Port e Çelsi janë gati të paguajnë më shumë për të siguruar firmën e tij, të ndërgjegjshëm se deri atëherë do të shtohet numri i pretendentëve për lojtarin që ka spikatur si një prej golashënuesve më të mirë në Bundesligë dhe titullar në përfaqësuesen gjermane. /vipsport.al/