sex hikayeleri porno izle kartal escort

Merkato në mes të pandemisë, klubi i Kategorisë së Parë huazon lojtarë nga Brazili

Futbolli në pjesën më të madhe të rruzullit tokësor është bllokuar për shkak të pandemisë dhe ka vende ku nuk ka sigurinë se do të kthehet brenda vitit 2020, pasi shpërthimi i COVID-19 nuk është vënë ende nën kontroll. Një prej këtyre vendeve është edhe Brazili, ku nuk ka një datë zyrtare për rifillimin e aktiviteteve pasi vazhdon të përhapet vala e infeksionit në të gjithë vendin.

Kjo është arsyeja pse klubet braziliane po mendojnë si të mbajnë në aktivitete futbollistët e tyre, duke i huazuar në vende të ndryshme. Nga kjo situatë duket se ka përfituar edhe një klub i Katogorisë së Parë në Shqipëri, i cili ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi për të ardhmen.

Drejtuesit e klubit të kategorisë së tretë braziliane, Sao Karlos FC, bënë të ditur se kanë huazuar mesfushorin organizator, Juri Merlin, në radhët e skuadrës së Turbinës, e cila është pjesë e Kategorisë së Parë në Shqipëri dhe aktualisht në luftë për të mos rënë më poshtë. Vetë zëvendëspresidenti i klubit, Marcelo Boldrin, bëri të qartë se vendimi për huazimin e tij u mor pasi futbolli në vend është krejtësisht i paralizuar dhe nuk ka siguri se kur mund të kthehet.

“Kemi dyert e hapura me klube të ndryshme dhe meqë futbolli në vend është i ndaluar, ne duhet të mendojmë për të ardhmen e sportistëve dhe të klubit. Juri është huazuar për një vit dhe dy lojtarë të tjerë mund të kenë të njëjtin destinacion dhe të shkojnë në Europë”, tha ai duke bërë të ditur se çdo e ardhur që sigurohej nga këto marrveshje do të shkonte në arkat e klubit për të përballuar krizën e shkaktuar nga pandemia. /vipsport.al/