sex hikayeleri porno izle kartal escort

Menaxheri i Kumbullës: Ishte profesionist që para tre viteve, i jashtëzakonshëm në pikëpamjen mentale

Marash Kumbulla është një nga emrat që çdo ditë merr vëmendjen e mediave italiane, teksa mbrojtësi i Veronës kërkohet nga shumë klube të Serisë A por jo vetëm. Së fundmi, për futbollistin e kombëtares që ka mahnitur përtej Adriatikut, ka folur edhe menaxheri i tij, Masimo Marxhiota. Ai e ka parë të rritet prej kur Kumbulla ishte pjesë e sektorit të moshave, ndërsa thekson se mbrojtësi ka qenë një profesionist prej asaj kohe.

“Për mua Kumbulla është një konfirmim i asaj që shihja në sektorin e të rinjve. Nuk jam këtu për të folur për kualitetet teknike, por të theksoj se kam gjetur një djalosh të jashtëzakonshëm nga ana e pikëpamjes mentale.

Ai ishte një profesionist që para tre viteve, kuronte çdo detaj edhe kur kishte ndonjë problem fizik. Ai për mua është një shembull, një shembull që do e mbaj përgjithmonë. Në ditët e sotme, mentaliteti për të arritur në nivele të caktuara është fondamentale”, u shpreh menaxheri i Kumbullës. /VipSport.al/