sex hikayeleri porno izle kartal escort

Mema: Ndeshje me dy tabllo, Skënderbeu e toleroi shumë Tiranën në pjesën e dytë

Ish-trajneri i Tiranës, Ardian Mema, e cilëson fitoren e bardhebluve si shumë të rëndësishme por të ardhur nga një tolerim i çuditshëm i Skënderbeut sa i përket mbajtjes së stopit në pjesën e dytë. Në “Sport News Plus” ai dekalori se bardheblutë kishin përfituar nga kthimi i pakuptimtë i korçarëve për të fituar ndeshjen.

“Kishte dy tabllo ndeshja. Një pjesë e parë që çdo gjë fliste për Skënderbeun, sidomos mesi i fushës thuajse nuk i funksionoi aspak Tiranës. Sot ishte një SuperKale i cili ishte njeriu më i angazhuar në këtë ndeshje, ai ishte çelësi i suksesit sot, ka vrapuar pa fund, ka ndihmuar shumë në pjesën e ndërlidhjes, vetëm nëpërmjet tij shkonte drejt portës së Skënderbeut,

Skënderbeu e vuri shumë në vështirësi me presing ekipin, nuk e lejonte në asnjë moment të luante topin, pak a shumë njëlloj si ndeshja me Teutën. Pjesën e dytë pastaj nuk e kuptova, unë jam edhe tifoz i Tiranës por jemi edhe trajenrë. Skënderbeu e toleroi shumë te pjesa e lëshimit të territorit. Tirana ka lojtarë shumë të mirë në qarkullim dhe nëse Tiranës i lëshon territor, organizon sulme dhe bëhet e rrezikshme, nëse e lejon të krijon probleme. Këtë po them edhe unë, e toleroi Skënderbeu dhe funksionoi përsëri dhe luajti shumë mirë futboll”, deklaroi Mema. /vipsport.al/