sex hikayeleri porno izle kartal escort

Me një “armë” më shumë ndaj Kukësit, Partizani fiton forcë në ofensivë

Partizani nuk e nisi me “këmbën e mbarë” ndeshjen e parë në kampionat pas ndërprerjes. Të kuqtë u mposhtën në Selman Stermasi ndaj Skënderbeut duke vështirësuar pozitat në klasifikim. Megjithatë, tashmë ai takim ka përfunduar dhe mendja shkon te përballja e radhës ditën e diel ndaj Kukësit.

Një ndeshje e vështirë, teksa verilindorët kërkojnë të ruajnë hapin e Tiranës për të shpresuar te titulli kampion. Por, në këtë sfidë trajneri Adolfo Sormani do të ketë një opsion më shumë për repartin ofensiv.

Bëhet fjalë për Uilliam Kordeiro, i cili në ndeshjen ndaj Skënderbeut mungoi për arsye se kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Kështu, Melo tashmë ka lënë pas pezullimit dhe do jetë i gatshëm për t’i dhënë një shtysë më shumë skuadrës që të rikthehet te rezultatet pozitive. /Vipsport.al/