sex hikayeleri porno izle kartal escort

Me Koronavirus 3 javë para “pacientit 1” në Itali, futbollisti shqiptar: Kam humbur 10 kilogramë

Një futbollist 18-vjeçar shqiptar mund të jetë i infektuari i parë me koronavirus në Itali, shumë kohë para se në skenë të dilte “pacienti 1” në një nga shtetet më të goditura nga virusi i rrezikshëm. Xhoni Mustafaraj, futbollist profesionist 18-vjeçar i cili jeton në provincën e Lodit, kishte simptomat e COVID-19 që më datë 2 shkurt dhe ka përfunduar i shtruarnë spital për rreth tre javë, para se në skenë të dilte ai që në Itali cilësohet “pacienti 1”.

Djaloshi shqiptar kishte të gjitha simptomat e koronavirusit, me temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje dhe humbje të shijes e të nuhatjes. Natën e 2 shkurtit në shtëpinë e tij ka shkuar ambulanca për ta dërguar me urgjencë në spital pasi edhe pse një atlet i stërvitur mirë, ai kishte vështirësi në frymëmarrje. Për dy javë djaloshi kishte qenë në terapi intensive me maskë oksigjeni, ndërsa nga 13 deri më 26 shkurt, i kishin bërë edhe dializën. Zyrtarisht, në kartelën e tij klinike ishte shkruar se kishte dëmtim të qelizave muskulore që kishin përfunduar në gjakun e tij.

“Në periudhën e sëmundjes, rreth tre javë, kam humbur rreth 10 kilogramë. Ishte e vështirë të luftoja koronavirusin sidomos gjatë qëndrimit të gjatë në terapi intensive”, tregon vetë djaloshi shqiptar i cili tashmë është rikuperuar plotësisht dhe është kthyer në stërvitje. Atij asokohe nuk i ishte bërë tamponi pasi nuk rezultonte në protokoll, meqë Italia nuk kishte zyrtarisht të infektuar nga kjo sëmundje. Ai bëri testin sierologjik vetëm më 20 maj, duke zbuluar se kishte zhviulluar antikorpet.

“Tani jam negativ ndaj koronavirusit, por kam antikorpet, pra e kam kaluar. Tani më duhet të bëj tamponin përsëri për siguri, informova spitalin në Lodi, që tashmë duhet të më japë shpjegime për sëmundjen time”, deklaroi ai për mediat italiane. /vipsport.al/