sex hikayeleri porno izle kartal escort

Mbrëmje e lumtur për Vrionin, sulmuesi shqiptar feston titullin e parë me Juventusin

Në mbrëmjen e djeshme, skuadra U-23 e Juventusit ka festuar titullin e Kupës së Italisë teksa ka mposhtur me rezultatin 1-2 moshatarët e Ternanës. Pjesë e të rinjve bardhezi është edhe sulmuesi i talentuar shqiptar, Xhakomo Vrioni, i cili fiton trofeun e parë në klubin torinez.

Por, për fat të keq Vrioni nuk ka marrë minuta në finalen e mbrëmshme, megjithatë së fundmi talenti kuqezi është stërvitur me skuadrën e parë të trajnerit Sarri dhe madje është grumbulluar në dy sfida me ekipin A duke treguar besimin që ka klubi.

Sakaq, Vrioni është transferuar këtë janar te klubi bardhezi duke firmosur një kontratë katërvjeçare teksa më parë ka pasur eksperincë te Venezia, Çitadela Pistoieze e Sampdoria e cila zotëronte më parë kartonin e tij. /VipSport.al/