sex hikayeleri porno izle kartal escort

Martini: Teuta meritonte fitoren, në stol nuk kam alternativa!

Teuta barazoi në Laç, ndërsa pas ndeshjes, trajneri Edi Martini “qan” rastin e shpërdoruar të Vilës, por edhe mungesën e lojtarëve në stol, duke qenë se ka pasur largime të parakohshme, por edhe ardhje me vonesë të lojtarëve nga Kosova e Bosnja. “Për mënyrën se si u zhvillua ndeshja, ne mund edhe të kishim fituar. Goli na i zbeu atë ndeshjen që kishim përgatitur. Pjesa e dytë foli shumë mirë për ne, pasi qarkulluam topin dhe kishim disa raste”.

“Rasti i Vilës? Ai bëri punën e vetë, pasi shkopi deri atje dhe shpenzoi shumë, por është edhe merita e trajnerit”.

“Vetëm 3 zëvendësime? Unë kam bërë 3 ndërrime nëse nuk gaboj. Unë pjesën e stolit i kam të gjithë të rinj, që i kam marrë nga të rinjtë. Ardhja e dy lojtarëve në momentet e fundit na ka prishur shumë punë. Unë  kam shumë besim te lojtarët e stolit, por nuk mund t’i ngarkoj në ndeshje kaq delikate”, – tha trajneri i Teutës, Edi Martini pas sfidës me skuadrën e Laçit në fushën e këtyre të fundit.

E.S./Vipsport.al/