sex hikayeleri porno izle kartal escort

Martini: Kjo 11-she është e paprekshme, po i “vrasim” lojtarët duke luajtur në këtë orar

Teuta arriti të marrë një fitore të merituar 0-3 ndaj Vllaznisë në Shkodër ditën e sotme. Pas ndeshjes për “Super Sport” foli trajneri i durrsakëve, Edi Martini, i cili ankohet për orarin kur luhen ndeshjet.

“Këto 11 lojtarë bëjnë mirë, luajtëm mirë, patëm raste për të shënuar gola, shënuam vetëm një herë me penallti në të parën, por në të dytën e zgjidhem më mirë. Rezultati na bën të qeshim, por lufta ka filluar dhe është bërë më e egër për Europën. Kjo është kënaqësi, unë jam i gëzuar për këta djem se kanë sakrifikuar, po mundohen shumë, po japin nga vetja 110%, e kemi grupin e reduktuar. Por i përgëzoj dhe lojtarët, që janë të kënaqur e po marrin frytet e punës së tyre.

Kanë ndryshuar disa gjëra, ka ndryshuar njohja ime me ekipin më shumë, fillimi ishte i vështirë, e vështirë që të njihja lojtarët, karakterin, mënyrën e qëndrimit në fushë, dëshira që unë dhe ata të kemi në këto moment ka bërë të kemi më shumë harmoni. Ndeshjet në orën 5 janë të lodhshme, po i shkatërrojmë sportistët në kulmin e të nxehtit e diellit, nuk kemi pasur kohë për stërvijte se luajmë çdo tre ditë. Lojtarët e kanë kuptuar, është dëshira e të rinjve dhe personaliteti i të vjetërve.

Kanë gjetur mbështetjen e dëshirën. Kemi shumë lojtarë që është gërshetuar eksperienca me të rinjë, harmonia është e mirë. Nuk u gëzova që u arrit marrëveshja mes “DigitAlb” dhe FSHF se ndryshe do të luanim në darkë. Atë javë që nuk transmetuan ndeshjen, mund të luanim kur donim ne, mos harrojmë se po masakrojmë këto djem në këtë orë. Ndeshja me Tiranën ka qenë më e mira që kemi bërë, me dëshirë dhe luftë.

Me atë 11-she nuk kam zgjedhje, se kanë bërë rezultate shumë të mira dhe nuk kam çfarë të lëviz, me rotacion do të dëshiroja të pushonin disa. Por siç shkoi loja nuk mund të bënim shumë. Kallaku? Nuk mbetet gjë tjetër të them, na ka ndihmuar në sulm, por edhe në fazën mbrojtëse”, u shpreh Martini. /vipsport.al/