sex hikayeleri porno izle kartal escort

Martini i kujdesshëm: Kemi mungesa, nuk e kuptova pse Bylisi u paraqit dobët ndaj Tiranës

Tekniku i Teutës, Edi Martini, shfaqet i kujdesshëm sa i përket duelit që skuadra e tij do të luajë nesër në Ballsh ndaj Bylisit vendas. Ekipi i drejtuar nga tekniku shkodran shkon në këtë transfertë pa dy lojtarë të rëndësishëm formacioni, por ai vetë thekson se barazimi me Lacin mund të cilësohet një pikë e mirë nisje për rifillimin e kampionatit. Ndërkohë, sipas tij duhej shumë kujdes ndaj Bylisit që është një skuadër cilësore, edhe pse nuk e kuptonte pse u paraqit dobët ndaj Tiranës.

“Gjendja e lojtarëve është e mirë, duke përjashtuar dy lojtarë mjaft të rëndësishem si Çyrbja i dëmtuar dhe Aleksi që ka mbushur numrin e kartonëve. Janë dy lojtarë që na mungojnë, por pjesa tjetër është e gatshme dhe në gjendje të mirë. Është një ndeshje shumë e rëndëishme, si me Laçin edhe kjo ndeshje ka rëndësinë e vet. Na duhen pikët dhe do të shkojmë atje për të marrë një rezultat pozitiv.

Ndaj Laçit shënuam me Kallakun, kishim edhe mundësi të tjera të shënonim. Kjo ëhstë edhe pjesë e fatit. E rëndësishme është që krijuam volum loje dhe dolëm para portës. Sulmuesit e rinj që kemi do të jenë shumë të rëndësishëm për ekipin dhe do të shënojnë.

Ndeshja me Laçin në Durrës mund të quhet një hap fals, por barazimi në Laç është rezultat mjaft i mirë për ne, edhe pse mund të fitonim. Ajo që ka kaluar, ka kaluar. Kush do të bëjë gabime më pak do të ketë shanse të marrë pjesë në Kupat e Europës. Mendoj se kemi mundësitë dhe jam i bindur që do t’ia dalim.

Mendoj se Bylisi ka bërë ndeshje shumë, shumë të mira, me përjashtim të ndeshjes me Tiranën që nuk ishte në lartësnë e duhur, nuk e di pse. Por duhet të merrem me punët e ekipit tim, nuk dua të futem të mendoj për atë që kishte apo jo Bylisi. Është transfertë e vështirë dhe duke parë që ka bërë ndeshje të mira edhe në fazën e tretë na ka nxjerrë probleme, duhet të mendojmë të kundërpërgjigjemi dhe të bëjmë më rë mirën tonë. Të shpresojmë ta kemi me vete fatin”, tha Martini sot para gazetarëve. /vipsport.al/