sex hikayeleri porno izle kartal escort

Martini: Do të jetë lojë pa ritëm, vetëm dy lojtarë kanë probleme fizike

Para pandemisë kishte shfaqur probleme, të cilat do të mundohet të mos i përsërisë në rifillimin e pazakontë të kampionatit. Teuta është në garë për një vend në Europë dhe trajneri Martini mendon ta arrijnë objektivin përmes renditjes së kampionatit. Në një intervistë për “Super Sport”, tekniku shkodran tregon situatën e skuadrës dhe flet për ndeshjen e nesërme ndaj një kundërshtari direkt si laçi.

NDËRPRERJA E PAZAKONTË- Ishte periudhë shumë e gjatë, e lodhshme nga ana mendore dhe dificite nga ana fizike. Ritmi i lojës do të jetë problem. Presim surpriza në lojë, sepse të mungosh dy muaj në mes të kampionatit është e vështirë, një enigmë që edhe ne presim të shohim se do të jetë e si do t’ia dalin çunat.

GJENDJA FIZIKE- Gjendja është e mirë, me përjashtim të disa lojtarëve që kanë ardhur më vonë, si Abdyli dhe Hrlic. Unë shpresoj shumë, sepse ata po punojnë dy herë në ditë që të kapin ritmin e skuadrës. Pjesa tjetër gëzon një formë të mirë.

NDESHJA ME LAÇIN- Është një ndeshje që i ka të tri rezultatet. Jemi në një moment ku duhet të tregojmë fytyrën tonë të vërtetë.

OBJEKTIVAT- Dëshira ime është të fitojmë Kupën, por Europën nuk do të doja ta lija në dorë të fatit, dua ta sigurojmë nëpërmjet kampionatit. /vipsport.al/