sex hikayeleri porno izle kartal escort

Maqedonia “provokon” para ndeshjes historike, tenton të marrë talentin e të rinjve të Kosovës

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë një çështje shumë të rëndësishme për të zgjidhur në fushën e lojës. Dy kombëtaret në muajin tetor (pa u zyrtarizuar) pritet të luajnë ndeshjen e gjysmëfinale të Play-Off për kualifikimin në Kampionatin Europian. Akoma pa u vendosur fituesi i kësaj ndeshje, maqedonasit nisin një tjetër “luftë”, këtë herë jashtë fushës së blertë.

Mediet kosovare raportojnë se drejtuesit e kombëtares fqinje kanë nisur punën për të bindur Valon Hamdiun të luajë me Maqedoninë e Veriut. Ata kanë nisur bisedimet me të dhe babanë e tij prej kohësh dhe pritet se ç’do të ndodhë. Hamdiu aktivizohet si mbrojtës dhe cilësohet një lojtar shumë i vlefshëm për të ardhmen. Më parë është folur për një refuzim të tij ndaj kombëtares së Shqipërisë.

Ai aktivizohet në Zvicër, ku edhe ka lindur, me skuadrën e Uinterthur. Hamdiu është aktivizuar me moshat e Kosovës dhe aktulisht është pjesë e skudrës U-21. Mësohet se ai posedon edhe pasaportë maqedonase, çka ia bën më të thjeshtë punën për ta bindur të bëhet i tyri. Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e 21-vjeçarit, prindërit e të cilit janë nga Kumanova. /vipsport.al/