sex hikayeleri porno izle kartal escort

Majkëll Xhordan do të investojë 100 milionë euro për të luftuar racizmin në Amerikë

Majkëll Xhordan është një nga sportistët, që e ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë famën e tij, duke u bërë një prej ish-atletëve më të pasur. Burimet e shumta të të ardhurave, ku kompania më e madhe është ajo vshmbathjeve sportive me emrin e tij, i japin luksin Xhordanit të krijojë hapësirë edhe për investime në shoqërinë e gjerë.

Vetë gjashtë herë kampioni i NBA-së, ka njoftuar se do të dhurojë 100 milion dollarë në 10 vitet e ardhshme për të kontribuar në garantimin e barazisë raciale, drejtësisë sociale dhe një qasjeje më të gjerë në arsim. Lajmi u konfirmua nga vetë ylli amerikan, i cili u shpreh shumë i trishtuar dhe i zemëruar për vdekjen e Xhorxh Flojd.

Në njoftimin e tij, ai sqaron se deri në momentin që do të ç’rrënjoset racizmi, që çon në dështimin e institucioneve në vend. Racizmi në Amerikë është akoma në nivele shumë të larta dhe vdekja brutale e Xhorxh Flojd ka sjellë një kaos total në vend. Qindra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë dhe kërkojnë barazi sociale. Nga ana tjetër Xhordan vendos ta luftojë racizmin në bankat e shkollës, çka është edhe ideja më efikase e mundshme. /vipsport.al/