sex hikayeleri porno izle kartal escort

“Magjistari” Tare: Kush është Milinkoviç-Saviç i ri? Më parë vras veten se ju tregoj emrin

Igli Tare po bëhet gati për “magjinë” e radhës në merkato. Siç ka mësuar shpesh në vitet e fundit drejtuesi shqiptar, duket se në heshtje ai po përgatitet që të afrojë në ekip një tjetër emër thuajse të panjohur për ta bërë “xhevahirin” e radhës.

Në fakt, në Itali të gjithë interesohen të dinë se kush do të jetë ai që do të zëvendësojë Sergej Milinkoviç-Saviç, i cili po kërkohet me ngulm nga PSG dhe duket se ka mbyllur cilin te Lacio, duke i sjellë fitime kolosale klubit nga shitja e tij e mundshme.

“Kush është Milinkoviç-Saviç i ri? E kam një lojtar në mendje. Nuk do ua them kurrë emrin, më parë vras veten”, ishte batuta e Tares në një intervistë për “Sky Sport” ku i kërkohej informacion mbi lëvizjen e tij të fshehtë të radhës, lëvizje që e kanë bërë të njohur në gjithë botën si një nga drejtuesit sportivë më të suksesshëm në qarkullim.

“Eksperienca më ka mësuar që për të bërë një projekt teknik të rëndësishëm, duhet kohë dhe durim. Historia ka treguar gjatë viteve se disa lojtarë kanë ardhur mes skepticizmit, por pastaj janë bërë të rëndësishëm”, theksoi ai. Në fakt, Lacio tani ka konsoliduar financat falë magjive të Tares aq sa në mediat italiane ka filluar të qarkullojë lajmi se nëse PSG nuk paguan shifrat që kërkon Lotito, ky i fundit është gati të rinovojë me mesfushorin duke i përmirësuar rrogën. /vipsport.al/