sex hikayeleri porno izle kartal escort

Lufta ndaj racizmit në Amerikë, Hemilton shfryn ndaj pilotëve të F1: Një sport i dominuar nga të bardhët

E gjithë Amerika është e përfshirë tashmë në një kaos teksa protesta të shumta e të dhunshme kanë nisur në shumë shtete pas vrasjes së një personi me ngjyrë, Xhorxh Flojd, nga një polic i cili me gjurin e tij i mori frymën.Zemërimi tashmë nga ana e protestuesve është i madh, ndërsa është hapur edhe njëherë debate mbi racizmin.

Por, nëse shumë persona nga bota e sportit kanë reaguar duke u shprehur hapur kundër këtij episodi, ndryshe ka ndodhur në Formula 1 ku asnjë prej pilotëve nuk ka marrë mundimin të reagojë. Kjo i ka bërë përshtypje edhe Hemilton, i cili thekson se industria në të cilën ai bën pjesë është një sport i dominuar nga të bardhët.

“Nuk ju harroj të gjithë ju që po qëndroni në heshtje, disa nga ju jeni yje të mëdhenj por po qëndroni në mes të një padrejtësie. Asnjë shenjë nga ata në industrinë time, i cili sigurisht është një sport i dominuar nga të bardhët. Unë jam nga të paktët me ngjyrë aty, por sërish unë qëndroj i vetëm. Mendoja se tashmë do e kishit kuptuar se çfarë ndodh, dhe të thonit diçka për këtë, por ju thjesht nuk mund të qëndroni përkrah nesh. Vetëm ta dini se unë e di se kush jeni ju dhe ju shikoj”, ishin fjalët e Hemilton. /VipSport.al/