sex hikayeleri porno izle kartal escort

Luan nesër ndaj Kukësit, Bylisi shkon me katër mungesa në Elbasan

Bylisi ditën e nesërme luan ndeshjen e radhës ndaj Kukësit në “Elbasan Arena”, ku do të provojë të vazhdojë sukesin e fitoreve ndaj Skënderbeut, por do duhet ta bëjnë këtë pa katër lojtarë kryesorë.

Ballshiotët kanë dy mungesa titullarësh, me Murataj dhe Ntepe, që do të jenë jashtë për shkak kartonash. Veç tyre edhe Barjamaj e Mozone, që u dëmtuan në Korçë, madje si ndërrime të detyruara të Dovedan.

Mozone ka bërë edhe rezonancen dhe pritet që të dalë përgjigja, pasi ka shembje, ashtu si dhe Barjamaj, që ka enjtje pas frakturës që pësoi në Korçë. Trajneri Veljko Dovedan nuk do të ketë katër titullarët për këtë ndeshje, ndërsa duhet të manovrojë me organikën e cunguar.

Ndeshja shihet si deçizive për ballshiotët, që kërkojnë t’i afrohen Europës dhe njëkohësisht t’i largohen zonës së ftohtë të renditjes, me vendin e tetë që të çon në play-off. /vipsport.al/