sex hikayeleri porno izle kartal escort

Luajti në Ballsh, merr fund paniku te Tirana. COVID-19 nuk e ndjek në Gjirokastër

Skuadra e Tiranës mund të luajë e qetë ndeshjen e nesërme ndaj Luftëtarit në Gjirokastër pasi ka udhëtuar “e pastër” drejt kësaj transferte. Kjo është ajo që del nga testimet për COVID-19 që iu bënë sot klubit bardheblu i cili kishte luajtur në mesjavë në Ballsh mes panikut për shkak të infeksionit të Eridon Qardakut në radhët e mallakastriotëve.

Bardhebluve iu kërkua që të bënin testimet e ndoshta edhe të izolonin skuadrën, derisa të mësohej se si ishin rezultatet e këtyre tamponëve. Kjo, pavarësisht se skuadra e Bylisit kishte rezultuar e gjitha negative ndaj COVID-19 para se të luante me ekipin e Tiranës.

Ndaj sot klubi iu nënshtrua testimeve të plota të atyre që kishin qenë në Ballsh, por edhe punëtorëve të klubit që kishin qenë në kontakt me lojtarët dhe stafin gjatë ditëve të fundit pas kthimit në kryeqytet. Pritej që testet të dilnin në darkë, por gjërat janë përshpejtuar dhe që në orët e para të pasdites, kur skuadra ishte në rrugëtim drejt Gjirokastrës, është komunikuar se të gjithë kanë dale të pastër nga testimet pa shenja të virusit të rrezikshëm.

Kësisoj, java do të vazhdojë të luhet normalisht, pa mungesa për shkak të COVID-19. Ppor ngjarjet e fundit në Ballsh duket se kanë rritur shumë vëmendjen e klubeve, pasi shumica e tyre kishin anashkaluar protokollet sanitare të kërkuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe i respektonin ato vetëm para kamerave. /vipsport.al/