sex hikayeleri porno izle kartal escort

Laçi e Teuta bëjnë “paqe”, 1 pikë që vlen për Europën (Video)

Laçi-Teuta 1-1
Shënues: Xhixha 47’/Kallaku 10′ (p)

Laçi e Teuta bëjnë “paqe”, 1 pikë që vlen për Europën (Video)

Ka përfunduar në barazim 1-1, sfida e zhvilluar në Laç mes vendasve dhe skuadrës së Teutës. Në fakt janë dy ekipe që kanë marrë një pikë shumë të vlefshme për Europën. Durrsakët dhe kurbinasit kanë bërë më të mirën në fushë për të marrë fitoren.

Kallaku ka shënuar me penallti dhe Xhixha ka barazuar në limitet e pjesës së parë të sfidës. E dyta ka prodhuar emocione dhe raste.

Por gola nuk ka pasur. Një sfidë e luajtur në kushte të pazakonta, e në fund, një përshëndetje në distancë për të dyja kampet…Beteja e Europës vazhdon, me durrsakët që janë edhe në Kupë, ndërsa kurbinaasit kanë rrugë të vetme Superioren…

 

LAÇI: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Selmani, Rapo, Shehu, Deliu, Lushkja, Xhixha, Vecaj (Teko 41;, Greca. Trajner: A.Cungu.

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, E. Vila, Kallaku, L. Vila, Çyrbja, Hebaj. Trajner: E.Martini.

GJYQTARË: Juxhin Xhaja, Denis Rexha, Nertil Bregasi, Olsid Ferataj