sex hikayeleri porno izle kartal escort

Lila flet për ofertën nga Greqia: Nuk besoj të shkoj, kam një mision më të rëndësishëm

Andi Lila u rikthye këtë sezon në Shqipëri për të veshur fanellën e Tiranës, por nuk luajtur ende asnjë ndeshjes dhe vështirë të zbresë në fushë edhe për pjesën e mbetur të sezonit, duke ditur problemet e tij me dëmtimin. Mirëpo, kjo nuk e ka penguar mbrojtësin të zhvillojë një projekt të ideuar nga ai, siç ishte krijimi i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë në Shqipëri.

E këtë Lila e quan një mision shumë të rëndësishëm, ndaj edhe mbrëmjen e djeshme i ftuar në Ora Sport, ka pranuar se ka edhe një ofertë nga Pas Janina ku është aktivizuar për shumë vite, por beson se nuk do të lëvizë nga Shqipëria pikërisht për shkak të anagazhimeve me Sindikatën.

“Në Janinë kam kaluar vitet e mia më të mira. Është një projekt që ata e kanë në letër. Do të ulemi dhe do të bisedojmë. Tani nuk e mendoj shumë pasi sapo kemi krijuar sindikatën këtu në Shqipëri. Edhe pjesëtarët e tjerë të sindikatës ishin në ankth për këtë zhvillim por besoj se nuk do të shkoj. Kam një mision më të rëndësishëm tanimë”, u shpreh Lila. /VipSport.al/