sex hikayeleri porno izle kartal escort

Lika: Nuk ka më probleme me pagat, u firmos. Vllaznia, më e mirë se ekipet më sipër

Suksesi 3-1 ndaj Flamurtarit ka larguar Vllazninë nga zona e rrezikshme e renditjes dhe tashmë shkodranët po shohin më lart, drejt grupit të Europës. Vetë kapiteni i kuqebluve, Gilman Lika, deklaroi në “Rubrika Sportive” se besonte që ekipi i tij ishte më cilësor se disa skuadra që e kalonin në klasifikim, ndërsa dha lajmin e mirë se të paktën për këtë sezon kishte marrë fund problemi i pagave të prapambetura.

“Sigurisht që është më e rëndësishme fitorja duke ditur pauzën e madhe që kemi pasur, e kemi reflektuar edhe në fushën e lojës sidomos në pjesën e parë që është problematike. Por tri pikët janë të arta për ne.

Problemi i pagavë është diçka që nuk duhet të ekzistojë si problem, jo vetëm për ne, duhet të mbyllet e të mos e mendojmë më. Mendoj e ky problem është zgjidhur për ekipin se është firmosur nga Këshilli Bashkiak dhe nuk ka arsye të ketë probleme në vazhdim.

Kalimi te privati? Kjo është problematikë që do shumë kohë për t’u diskutuar. Mendimi im personal ëhstë se duhet një menaxhim më i mirë, duhet arritur minimum aty ku e ka emrin Vllaznia, në Kupat e Euopës. Sigurisht që ka diçka për t’u korrigjuar nëse për shumë vite nuk shkon aty. Mendoj që do të bëhet mirë nëse e merr privati, por me logjikën time mund ta menaxhojë edhe bashkia nëse rrit buxhetin e saj se aktualsiht ka buxhet të vogël. Bashkia e llogarit me buxhet vjetor, kampionati ynë është kalendarik nga gushti në maj, bëhet një ngatërresë e prandaj del që Vllaznia ka një buxhet të tillë në media.

Në radhë të parë unë jam tifoz i Vllaznisë e më intereson që ekipi të jetë vit për vit pretendent, nuk më intereson zgjidhja, edhe nëse nuk jam lojtar kam qejf të shoh Vllazninë në nivele të larta. Mendimi im personal është se kemi ekip shumë të mirë dhe nuk jemi për këtë renditje që jemi, është grup më i mirë se disa ekipe që janë sipër nesh”, deklaroi Lika. /vipsport.al/