sex hikayeleri porno izle kartal escort

Legjionarët në Serinë A zbresin në fushë, ja notat e Hysaj, Kumbullës, Dermakut, Rrahmanit e Gjimshitit

Dita e djeshme në Serinë A ishte shumë impenjative për futbollistët kuqezi që aktivizohen në kombëtare. Të gjithë i nisën ndeshjet e tyre prej minutës së parë, ndërsa Elseid Hysaj me Napolin e tij e luajti të plotë sfidën ndaj SPAL duke marrë edhe tre pikë falë fitores, 3-1. Sakaq, në këtë sfidë për SPAL mungoi portiere Berisha, i cili është dëmtuar. Në vlerësimin pas ndeshjes, Eurosport ka vendosur notën 6 për Hysajn. “Disa ulje dhe ngritje gjatë ndeshjes, por pa bërë asnjë gabim që rëndon. Shokët e repartit janë më mirë”.

Por, nëse Hysaj mori tre pikë, të njëjtin fat nuk e patën Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla të cilët me Veronën e tyre nuk shkuan më shumë se barazimi spektakolar 3-3 ndaj Sasuolos në transfertë. Dy mbrojtësit shqiptarë nuk patën ditën më të mirë të mundshme duke qenë se Kumbulla u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë pasi u ndëshkua me karton të verdhë në të parën, ndërsa Rrahmani nga Eurosport u vlerësua me notën 5.5. “Ishte në telashe me kundërshtarin Haraslin në pjesën e parë, pati vështirësi për ta markuar”. Ndërkohë, Kumbulla mori notën 6. “Jep kontributin e tij të zakonshëm, por trajneri Juriç vendosi ta linte në dhomat e zhveshjes duke qenë se kishte marrë karton të verdhë në fraksionin e parë”.

Ndërkaq, Atalanta e Berat Gjimshitit vuajti jo pak ndaj Udinezes, megjithatë në fund ia dolën të merrnin tre pikët falë fitores me rezultatin, 2-3. Për mbrojtësin shqiptar sipas Eurosport ishte një ndeshje me dy fytyra dhe paraqitja e tij është vlerësuar me notën 5, e kjo reflektohet edhe për faktin se Gjimshiti luajti vetëm pjesën e parë. “Ndeshje me dy fytyra. Mirë deri në minutën e 31, kur në atë moment u mposht nga Lazanja, i cili hap ndeshjen”.

Së fundmi, në ndeshjen e darkës, Kastriot Dermaku zhvilloi një paraqitje mjaft pozitive me Parmën kundrejt Interit, pavarëisisht se në fund u mposhtën me rezultatin 1-2. Vlen të theksohet se mbrojtësi u aktivizua deri në minutën e 77 dhe deri në atë çast rezultati ishte 1-0 në favor të Parmës. Eurosport e ka vlerësuar paraqitjen e Dermakut me notën 6.5. “Një duel muskujsh me Lautaron. U ndëshkua me karton të verdhë, por kjo nuk e bën të tërhiqet. I zoti në leximin e situatave, duke qenë një hap para kundërshtarit”. /VipSport.al/