sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kumbulla te Juventusi? Fabricio Romano shpjegon situatën e yllit të kombëtares kuqezi

“La Stampa” ditën e sotme publikoi një lajm të bujshëm në lidhje me të ardhmen e Marash Kumbullës. Kjo medie raporton se Juventusi ka arritur akord për 5 vite me lojtarin dhe me Veronën për 32 milionë euro. Lajmi mori dhenë, por është gazetari i “Sky Sport”, Fabricio Romano, që frenon tifozët shqiptarë të Juventusit dhe kthen të ardhmen e Kumbullës në konditat e mëparshme.

Romano, i cili deri tani ka treguar se është një nga gazetarët më të besueshëm në Europë, tregon se është e vërtetë se Juventusi ka hyrë në garë, por Interi është ekipi që ka në dorë blerjen e talentit. Ai raporton në “Twitter” se Verona po pret ofertën zikaltër për 20-vjeçarin dhe transferimi i Kumbullës është në kontrollin e Marotës.

“Interi ka një avantazh të rëndësishëm për Marash Kumbullën, siç flitet nga muaji janar. Interi është në pike dhe seriozisht kërkon ta transferojë lojtarin. Me Hellas Verona po bisedohet për anën financiare. Juventusi ka hyrë në garë, por gjithçka është në duart e Interit”, shkruan Romano. /vipsport.al/