sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kukësi nuk duron më vapën, verilindorët ndryshojnë orarin e takimeve si pritës

Futbollistët ende po vuajnë të arrijnë formën maksimale pas ndërprerjes së gjatë si pasojë e COVID-19, më pas një ndikim ka edhe mungesa e tifozëve në stadium, ndërsa së fundmi faktor bëhen edhe temperaturat e larta.

Të gjitha këto kanë bërë që ekipet të vuajnë ritmin e ndeshjeve, ndaj klubi i Kukësit ka menduar që të bëjë një ndryshim për vazhdimësinë.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, klubi bën të ditur se ndeshja me Teutën të enjten, do të luhet në orën 20:45. Ndërkohë, në të gjithë takimet e mbetura që Kukësi do të luajë në Elbasan si pritës, do të vazhdojë të përdorë këtë orar, 20:45. /VipSport.al/