Kukësi fiton mes drithërimash me Luftëtarin dhe mban gjallë shpresat e titullit (VIDEO)

Shpresat e Kukësit për të fituar titullin kampion janë gjallë. Luftëtari ka treguar edhe një herë se do e mbyllë me nder këtë kampionat dhe ka mundur të bëjë një ndeshje shumë të mirë ndaj një Kukësi, që akoma nuk e ka mësuar se emrat e mëdhenj dhe milionat e derdhura nuk mjaftojnë.

Verilindorët e kanë nisur ndeshjen mirë, duke gjetur golin që në minutën e 8 me Gavazajn. Pas kësaj rrjete u krijua ideja se gjithçka do të ishte e thjeshtë, por djemtë e trajnerit Novi nuk mendonin kështu dhe nuk u dorëzuan.

Mehmetllari, përmes një penalltie arriti të shënonte golin e barazimit për gjirokastritët dhe trondituar rëndë Kukësin. Në një moment kur gjithçka dukej se do mbyllej në paqe, është Abazaj, që nxjerr në breg skuadrën e tij në limitet e kohës.

Luftëtari nuk dorëzohet dhe rrezikon përsëri barazimin, por goditja e tyre përfundon në shtyllë dhe pësojnë këtë humbje 2-1. Kukësi me këtë fitore mban gjallë shpresat për titullin, duke mbajtur diferencën në 9 pikë me Tiranën, që nuk fali në Ballsh. /vipsport.al/

Kukësi-Luftëtari 2-1
Shënues: Gavazaj 8’, Abazaj 94’/ Mehmetllari 68′

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Lulaj, Kotobelli, Musolli, Musta, Et’hemi, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: O.Shehi.

Luftëtari: Shala, E.Çela (Brahilika 62′), Duka, Kukaj, Mehmetllari, Lala, Dragoshi, Hyseni, Dushkaj, Lika (Haxhiu 52′), J.Çela (Oshafi 63′). Trajner: N.Novi.