sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kosta dënohet me gjashtë muaj burg, por ia hedh me një marrëveshje për të paguar gjobë

Futbollistët në Spanjë shpesh janë të përfshirë në mashtrime me taksat. I ka ndodhur Ronaldos, Mesit e tjerëve, ndërsa tashmë ishte radha e sulmuesit të Atletiko Madrid, Diego Kosta. Së fundmi, ishte zbuluar se braziliani i natyralizuar si spanjoll, ia kishte dalë të shmangte pagesën prej 1.1 milionë euro nga e drejta e imazhit.

Në këtë formë, futbollisti u dënua me gjashtë muaj burg, por që nuk do t’i kryejë falë një marrëveshje të arritur ku do i duhet të paguajë një gjobë. Kosta shpëton edhe falë ligjeve në Spanjë, të cilat shprehen se nëse dikush dënohet me më pak se dy vite, atëherë ka mundësinë që dënimin ta shlyejë falë gjobës.

Kështu, Kosta do jetë normalisht i gatshëm për Atletikon dhe trajnerin Simeone në rifillimin e programuar të La Liga-s, më datë 11 qershor. /VipSport.al/