sex hikayeleri porno izle kartal escort

Koronavirusi në Tetovë, dy të infektuar te Shkëndija e Ernest Gjokës

Në Maqedoninë e Veriut u duk sikur e kishin fituar luftën e tyre me koronavirusin. Mirëpo, në ditët e fundit ka pasur një shtim të rateve pozitive dhe në këtë pikë nuk ia kanë dalë të shpëtojnë pa u prekur edhe ekipet e futbollit.

Sindikata e Futbollistëve në Maqedoni ka bërë me dije se nga testimet e fundit kanë rezultuar pozitivë gjashtë anëtarë nga klubi i Renovës dhe Shkëndijes së Tetovës. Te tetovarët ka pasur dy të infektuar të cilët janë futur në karantinë, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse ata që kanë rezultuar pozitivë janë futbollistë apo jo. Ndërkohë, në lidhje me këtë situatë ka pasur edhe një reagim nga ana e klubit të Shkëndijes.

“KF Shkëndija njofton opinionin se Sindikata për futbollistë në Maqedoni kohë më parë informoi se në bashkëpunim me laboratorinë e spitalit privat Axhibaden Sistina do të organizojnë testimet për COVID-19 për klubet e Ligës së Parë të Maqedonisë dhe të njejtat në klubin tonë u kryen gjatë ditës së shtunë (30.05.2020).

Për fat të keq gjatë ditës së sotme nga Sindikata e futbollistëve dhe spitali Sistina na kanë njoftuar se dy anëtarë të klubit tonë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Në interes të besueshmërisë së rezultateve, klubi menjëherë ka nisur procedurat për të kryer testimet e dyta të dy anëtarëve që rezultojnë pozitiv.

Duke respektuar instruksionet e organeve kompetente, dy anëtarët me rezultate pozitiv në COVID-19 janë izoluar sipas rekomandimeve, ndërsa klubi hapat e rradhës do t’i merr në koordinim me Federatën e futbollit të Maqedonisë dhe Institutin për Shëndet Publik.

KF Shkëndija nuk do të bëjë asnjë koment shtesë në lidhje me këtë çështje, deri në një vendim të rradhës”, shkruhej në deklaratën e Shkëndijes. /VipSport.al/