sex hikayeleri porno izle kartal escort

Konfirmon kthimin e senatorit, Shehi: Rruga e titullit kalon nga Partizani

Trajneri i Kukësit, Orges Shehi ka dhënë deklaratën për shtyp para ndeshjes së nesërme me Partizanin. Tekniku i vëerilindorëve e ka të qartë se duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet e kësaj faze për të mbajtur gjallë shpresat e titullit. Në konferencën e sotme ai e vlerëson Partizanin dhe tregon se beson akoma te titulli. Ai konfirmon kthimin e Rrocës, që ishte në dyshim.

PARTIZANI– “Është një ndeshje e rëndësishme për objektivat që kemi. Janë kampionët në fuqi, edhe pse kanë rezultate jo të mira. Ata kanë skuadër të mirë, prandaj ka shkallë vështirësie të lartë, por futemi për maksimumin. Jemi të plotë, rikthehen Obanor dhe Rroca, dhe kemi grupin e plotë, përveç Limajt që nuk është në 100%”.

LUFTËTARI– “Fituam në fund, por të mos harrojmë që kemi qenë konstantë duke pasur shumë raste. Kemi punuar për të mbyllur ndeshjen. Rastet që kemi duhen konkretizuar, sepse në futboll po nuk shënove, pëson”.

FAZA PËRGATITORE– “Pas një shkëputje prej 2 muajsh e disa ditë, do të jetë e vështirë, por skuadra u shpreh lirshëm dhe nuk kishte dëmtime. Kjo fazë na ka shërbyer për të ardhur në gjendje optimale”.

TITULLI– “Kemi objektiva madhorë dhe rruga e titullit kalon te Partizani. Do të fokusohemi shumë te ndeshja e radhës për të arritur objektivat që kemi”. /vipsport.al/