sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kompletohet Kukësi, mesfushori eviton karantinimin dhe bashkohet me skuadrën

Ditën e djeshme Vesel Limaj më në fund arriti të prekë në tokë shqiptare dhe të gëzojë trajnerin Shehi, të cilit iu bashkua me skuadrën një prej më të mirëve të këtij sezoni. Pas ardhjes së tij ditën e djeshme, klubi kuksian bën me dije se mesfushori i është nënshtruar ekzaminimeve dhe falë lehtësimeve të qeverisë, Limaj i është bashkuar skuadrës në stërvitjen e sotme para ndeshjes me Luftëtarin ditën e nesërme në orën 17:00.

POSTIMI I KUKËSIT:

Ekipi ka vijuar sot me stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Luftëtarit. Skuadra ka qenë e plotë para ndeshjes së parë që pas ndërprerjes, teksa me ekipin është bashkuar edhe mesfushori Vesel Limaj.

Limaj u bashkua me ekipin mbrëmjen e djeshme dhe falë masave lehtësuese të Covid19, nuk është e nevojshme karantina! Ai i është nënshtruar kontrolleve në aeroport dhe atyre të mjekëve të klubit. Ndeshja me Luftëtarin luhet nesër në “Elbasan Arena” me dyer të mbyllura, duke nisur nga ora 17:00.

Limaj ka dhënë një prononcim të shkurtër për faqen e klubit, ku tregon rreth situatës së pandemisë, mallit për futbollin dhe gjendjes së tij fizike.