sex hikayeleri porno izle kartal escort

Klubi e gjobiti me shkurtim page, zbulohet shifra e humbur nga Grezda

Eros Grezda po përjeton ditë të errëta pas atij grushti që i dha kundërshtarit në gjysmëfinalen e Kupës së Kroacisë, të cilën Osijek e humbi ndaj Rijekës me përmbysje me shifrat 3-2. Sulmuesi i kombëtares sonë tregoi se ishte ofenduar nga Çolak gjatë gjithë ndeshjes dhe nervat e tij kishin kulmuar në momentin kur kundërshtari po kalonte në mënyrë provokuese para autobusit të Osijek, pas ndeshjes.

Grezda e goditi Çolak, por është shumë e sigurt se po t’i jepej mundësia ta bënte prap këtë vendim, natyrisht që nuk do e bënte. Federata kroate vendosi ta dënojë Grezdën me 4 ndeshje pezullim, por asgje nuk përfundoi me kaq. Gjakovari është dënuar edhe nga vetë klubi i Osijek.

Ditën e djeshme kroatët njoftuan se do të gjobisin maksimalisht Grezdën, duke i hequr 20% të pagës vjetore të sezonit të ardhshëm. Mediet kroate kanë hulumtuar dhe e kanë gjetur shifrën, që Grezda nuk do marrë nga paga e vitit të ardhshëm. Rroga vjetore e sulmuesit është 200 mijë euro dhe me një llogaritje të thjeshtë zbulohet se Grezda nuk do marrë 40 mijë euro nga rroga e tij. /vipsport.al/