sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kërkoi dorëheqjen pas disfatës së rëndë ndaj Flamurtarit, në Gjirokastër vendosin për Novin

Luftëtari tashmë është shndërruar në një skuadër të shpërfytyruar dhe këtë e tregon edhe humbja e thellë 6-1 ndaj një kundërshtari si Flamurtari javën që sapo lamë pas. Pas kësaj ndeshje trajneri Novi u shfaq në intervistë shumë i zhgënjyer, duke mbajtur gjithë përgjegjësitë e tij për këtë humbje.

Ai gjithashtu u shpreh se pas kësaj disfate skuadra e tij e meriton plotësisht vendin e fundit dhe se do i kërkojë dorëheqjen nga stoli drejtuesve të klubit. Kështu ka ndodhur, por Novi do të jetë të paktën deri në mbyllje të sezonit të jetë trajneri i Luftëtarit.

Presidenca e klubit ka vendosur të këmbëngulë në qëndrimin e tij dhe të vazhdojë me Novin, duke marrë parasysh se skuadra është tashmë e rënë dhe sezoni është në prag të mbylljes. Përgatitjet për sezonin e ri në Kategorinë e Parë kanë nisur që tani, megjithëse nuk dihet nëse Novi do të jetë në krye të skuadrës edhe edicionin e ardhshëm. /vipsport.al/