sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kategoria Superiore/ Tirana luan një nga tre finalet e titullit, Kukësi pret sfidën delikate me Bylisin

Pas dy ndeshjeve në ditën e djeshme, sot luhen edhe tre sfidat e mbetura në Kategorinë Superiore. Kështu, kryesuesit e Tiranës udhëtojnë në Korçë, për t’u përballur me vendasit e Skënderbeut. Për bardheblutë kjo sfidë është një nga tre finalet e sezonit duke qenë se pas bardhekuqve, kalendari i përplas me Kukësin dhe Partizanin. Ndaj, të besuarit e trajnerit Emanuel Egbo e kanë të rëndësishme të marrin maksimumin përballë Skënderbeut në mënyrë që të jenë të qetë dhe të ruajnë distancën plus nëntë pikë nga Kukësin në momentit e ndeshjes direkte.

Sakaq, verilindorët nga ana e tyre duhet të bëjnë detyrën në Elbasan ku presin Bylisin. Kukësit i bëjnë punë vetëm tre pikët për të vazhduar ëndrrën e titullit, mirëpo përballë kanë një rival të sikletshëm ndaj të cilët në këtë sezon kanë marrë një fitore, një barazim dhe një humbje. Ndërkohë, ndeshja tjetër e ditës së sotshme është ajo mes Vllaznisë dhe Teutës.

Dy ekipet që u përballën edhe në Kupë, ku më të suksshmit ishin durrsakët, tashmë do përsërisin sfidën. Shkodranët janë në një pozicion të vështirë në renditje duke qenë se renditen në zonën e play-out dhe rrezikojnë qëndrimin në Superiore për sezonin e ardhshëm, ndërsa nga ana tjetër durrsakët e kanë mendjen te Europa dhe duke qenë se Laçi u mposht dje, atëherë me një trepikësh mund të kapërcenin në vendin e tretë të klasifikimit. /VipSport.al/

Ndeshjet:

17:00 Teuta-Vllaznia

17:00 Kukësi-Bylis

20:00 Skënderbeu-Tirana