sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kategoria Superiore i lë vendin Kupës, gjysmëfinalet luhen të enjten

Kategoria Superiore i mbylli llogaritë për këtë fundjavë dhe tashmë mendja e klubeve shkon te Kupa e Shqipërisë në mesjavë. Dy gjysmëfinalet do të luhen ditën e enjte më datë dy korrik, teksa Bylisi do të presë Tiranën dhe Kukësi luan në Elbasan ndaj Teutës.

Ndeshje pritet të jenë të luftuara, duke qenë se secila prej skuadrave e ka objektiv kompeticionin e dytë për nga rëndësia në vend, duke qenë se tashmë kanë mbetur edhe tre ndeshje deri te trofeu.
Ndërkohë, është përcaktuar edhe orari i sfidave.

Kështu, në Balls ndeshja mes vendasve dhe Tiranës fillon prej orës 17:45, ndërsa Kukësi luan në orën 20:45. /VipSport.al/

Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinalet:
16:45 Bylis-Tirana
20:45 Kukësi-Teuta