sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kategoria e Parë si futboll lagjeje, 26 gola në katër ndeshje

Ditën e sotme janë luajtur katër ndeshjet e kësaj javë të fazës “Play-Off”. Në grupin B është zhvilluar ndeshja me më shumë gola e këtij sezoni. Apolonia ka arritur të fitojë me rezultat të çuditshëm 8-5 nda Besës së Kavajës. Ndërsa në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Lushnja ka arritur të fitojë 3-2 ndaj Pogradecit, duke e bërë akoma mëtë bukur garën për tu ngjitur në Superiore.

Dy barazime në grupin A, ku Kastrioti shihet si pretendenti kryesor për tu ngjitur në Kategorinë Superiore. Megjithatë, krutanët nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2 ndaj Erzenit, me këta të fundit, që duket se i kanë zgjidhur problemet jashtë fushës dhe janë kthyer të ndalin “superfuqinë” e këtij sezoni.

Barazim spektakolar në ndeshjen mes Besëlidhjes dhe Korabit. Lezhjanët, që vinin nga një barazim ndaj Tiranës në Kupë, kanë treguar edhe një herë shpirt të madh gare, duke barazuar avantazhin e dy golave të dibranëve në minutat shtesë të ndeshjes dhe marrë një barazim me shumë vlera. /vipsport.al/

Grupi A

Erzeni-Kastrioti 2-2
Shënues: Xhixhiua 48’, Rezi 90′/Prodani 52′, Ajazi 54′ 

Besëlidhja-Korabi 2-2
Shënues: Hoxha 90+3′, Moçi 90+5’ / Skuka 27′ , 79′

Grupi B

Lushnja-Pogradeci 3-2
Shënues: Canaka 20′, 80′ (p),  Mezini 30′ / Topllari 34′, Dragoi 63′ 

Apolonia-Besa 8-5

Shënues: Mihana 8′ 90′, Gjata 19′ 57′ 75′ 85′, Sulejmani 21′(ag), Omeri 60′/Lila 31′, Muzhaqi 47′, 63′, Konceivao 53′, 58′