sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kategoria e Parë, rezultatet dhe renditjet / Dinamo dhe Elbasani kthehen me fitore për mbijetesën

Kategoria e Parë është kthyer sot me sfidat e rëndësishme për play-out në të dy grupet, A dhe B. Të sotmet kanë qenë sfida që kanë prodhuar rezultate interesante që u japin shpresa për mbijetesë skuadrave të Dinamos dhe Elbasanit, ish-kampioneve që tashmë luajnë për të evituar turpërimin me rënien një kategori më poshtë.

Dinamo ka mundur sot Burrelin me shifrat 2-0 falë golave të Ortolanit dhe Kolgegës në pjesën e dytë të ndeshjes. Në duelin e dominuar nga dinamovitët, por edhe me miqtë që rrezikuan disa herë, dinamovitët panë t’u mohohej një penallti e sigurt dhe në fundin e pjesës së parë. Por dy golat e pjesës së dytë i dhanë tre pikë të arta për të synuar afrimin me skuadrat që ka më sipër në klasifikim.

Ndërkohë, Elbasani ka bërë surprizën në Fushë Krujë përballë Ilirisë vendase, duke fituar me rezultatin 4-2. Elbasanasit janë paraqitur më ndryshe se sfidat e tjera, duke dominuar ndeshjen plotësisht përballë vendasve që nuk dukeshin të motivuar dhe duke marrë një fitore të lehtë, që rihap plotësisht diskutimin sa i përket renditjes në zonën e ftohtë.

Play-out Kat I A
Dinamo-Burreli 2-0
53′ Ortolani, 74′ Kolgega

Veleçiku-Egnatia 1-1
11′ Bega / 27 (ag) Bala

Play-out Kat I B
Turbina-Oriku 1-0
50′ (p) Koldashi

Shënkolli-Devolli 1-1
6’ Gega / 15′ Nallbati

Iliria-Elbasani 2-4
53′ Pasha, 81′ Zira / 25′ Karati, 28′ (p), 59′ Balla, 72′ Nuri