sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kategoria e Parë/ Pretendentët për Superioren në fushë, Kastrioti e Apolonia duan fitoren, Lushnja pret Pogradecin

Kategoria e Parë do të zbresë sërish ost në fushë, por me 4 sfida interesante të vlefshme për fazën “Play-Off”. Katër ndeshje të cilat mund të vendosin shumë për fatet e sezoneve të të gjitha skuadrave.

Në Grupi A, Kastrioti mund të sigurojë që sot kalimin matematikisht në Superligë pasi i mjafton edhe një barazim ndaj Erzenit në transfertë. Besëlidhja pret në staidumin e vet skuadrën e Korabit dhe lezhjanët duan që të dalin në vendin e dytë.

Në Grupin B, situata është akoma edhe më interesante pasi asnjë prej ekipeve nuk është shkëputur me pikë dhe çdo gjë është e hapur. Sot luhen dy finale, në Fier dhe Lushnjë, em Apoloninë e vendit të parë që pret Besën dhe lagunarët që besojnë ended he në fushën e tyre presin Pogradecin.

Ja oraret dhe sfidat e sotme në Grupet A dhe B të Kategorisë së Parë, në fazën “Play-Off”…

Kategoria e Parë/Play-Off

Sot, ora 17:00 Grupi A

Erzeni-Kastrioti

Besëlidhja-Korabi

Sot, ora 17:00 Grupi B

Apolonia-Besa

Lushnja-Pogradeci

E.S./Vipsport.al/