sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kategoria e Parë, Play-out / Dinamos i ikën një mundësi nga duart, Elbasani zhyt Shënkollin

Kategoria e Parë kishte sot në fushë skuadrat që luftojnë për mbijetesën, ato të grupeve play-out, në duele që kanë dhuruar sfida shumë interesante e që lënë të hapur diskutimet për qëndrimin apo jo për disa ekipe.

Në Grupin A, Dinamo ka barazuar 1-1 me Tërbunin, duke shpërdoruar një mundësi të mirë për të ikut nga vendi i pestë në klasifikim. Dinamovitët kaluan të parët në avantazh me anë të Hysës por nuk administruan rezultatin dhe u arritën nga Selenica, duke mbetur kështu pas pukjanëve në renditje. Tashmë dinamovitëve nuk u lejohet më asnjë hap fals pasi do të ishte fatal për objektivin e qëndrimit në kategori.

Ndërkohë, në Grupin B, Elbasani dhe Turbina kanë fituar me goleada ndeshjet përkatëse. Më e rëndësishem sa i përket kalsifikimit ka qenë suksesi i Elbasanit, pasi ka zhytur në fund Shënkollin duke bërë që ekipi lezhjan të jetë kandidatura më e fortë për rënien poshtë nga ky grup.

GRUPI A, PLAY-OUT

Dinamo-Tërbuni 1-1
31’ Hysa / 74’ Selenica

Burreli-Egnatia 2-1
63’ (p), 90’+1’ Santos / 88’ Manushi

GRUPI B, PLAY-OUT

Turbina-Iliria 4-0
7’ (p), 45, Koldashi, Peqini, Latifi

Oriku-Devolli 1-0
16 (ag) Ivani

Elbasani-Shënkolli 5-0
14’ Skënderi, 16’, 44’ Balla, 54’ Baro, 73’ Dushaj