sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kategoria e Parë, ndeshjet e sotme / Luhet mbijetesë, 10 qytete i japin “shkelmin” pandemisë dhe zbresin në fushë!

Pandemia po mundohet që të kalohet edhe në futbollin shqiptar, aty ku është zbuluar vetëm një rast në Superiore, te Bylisi pak ditë më parë. Por, duket se sot nis një kompeticion tjetër mjaft i rëndësishëm, që pritet të japë verdiktet dhe bëhet fjalë për Kategorinë e Parë, që do të zbresë sot në fushë me pesë duele interesante, të vlefshme për mbijetesën ose “play-out”.

Në Grupin A, Dinamo pret Burrelin. Kryeqytetasit kanë nevojë për pikë në të kundërt rrëzimi një kategori më poshtë do ishte i pashmangshëm. Veleçiku pret Egnatian në “Reshit Rusi”.

Për grupin B të kësaj kategorie, Turbina do të ndeshet në shtëpi me Orikun, ndërsa Shënkolli luan ndaj Devollit. Elbasani udhëton drejt Fushë-Krujës, aty ku Iliria edhe pse e cunguar në emra do kërkojë më të mirën në fushën e saj.

Ndeshjet startojnë të gjitha në orën 17:00, pa pjesëmarrjen e spektatorëve, ndërsa dhjetë qytet sot zbresin në fushë duke këkruar q ëtë largojnë sa më shumë vëmendjen nga pandemia…

Ja ndeshjet që luhen sot dhe orari…

 

Kategoria e Parë, 17:00

 

Grupi A

Dinamo – Burreli

Veleçiku – Egnatia

 

Grupi B

Turbina – Oriku

Shënkolli – Devolli

Iliria – Elbasani

 

E.Saliu/Vipsport.al/