sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kastrioti i vendosur për të sunduar në të Parën, teston forcën me Shënkollin U19

Kastrioti do të zbresë nesër në fushën e lojës për të zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore. Krutanët përballë do të kenë një ekip simpatik dhe bëhet fjalë për Shënkollin U-19, që ishte edhe finalist i Kupës së Shqipërisë, ku u mund nga bashkëmoshatarët e Tiranës.

Ndeshja do të luhet nesër në orën 10:00 ne kompleksin e ekipeve Kombëtare në Kamzë. Duhet theksuar se krutanët janë duke kapur formën optimale dhe kjo sfidë do të jetë edhe si një provë para ndeshjes së fundjavës. Më 7 qershor rifillon gara edhe në Kategorinë e Parë. Kastrioti këtë sezon ka ka kryesuar bindshëm Grupin A.

Skuadra krutane ka synim të fitojë titullin e së Parës dhe të ringjitet në Kategorinë Superiore për herë të dytë në tre vitet e fundit. Misionin e tyre ata e nisin më datë 14 ndaj skuadrës së Korabit, kur starton edhe faza e Play-Off për skuadrat që ngjiten në Superiore. /vipsport.al/