sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kastrioti i Superiores nis rinovimet, Neziri e pranon: Qendroj edhe sezonin e ardhshëm

Futbollisti i Kastriotit, Sokol Neziri, i ftuar sot në emisionin ”E hëna sportive” te TVSH, pranon vështirësitë e hasura gjatë rrugës. Gjithsesi, me kalimin e javëve, gjithçka sa vinte e bëhej më e qartë dhe skuadra tashmë është matematikisht e rikthyer në elitë, pas barazimit 2-2 në Shijak…

“Hasëm vështirësi në fillim të kampioantit.  E kemi pasur të lehtë, pasi vendin e parë e kishim të garantuar.  Dy-tre javët e para na u dëmtuan lojtarë, e kjo ndikoi. Absolutisht që nuk e kemi humbur asnjëherë besimin. Ne kemi qënë gjithmonë grup, pasi kemi vite aty”.

“Ne jemi si vëllezër. Në fushë japim gjithçka. Dua të falënderoj Ndreun, për besimin që më ka dhënë dhe punën e mirë që ka bërë me këtë grup që ka komdnuar Grupun A që nga fillimi e deri më sot. Superliga? Shpresoj të kemi të njëjtin ritëm. Unë do qëndroj te Kastrioti edhe për vitin e ardhshëm,” – tha në fund të prononcimit, një nga titullarët e skuadrës së Ndreut, Sokol Neziri.

E.S./Vipsport.al/