sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kastrioti fiton miqësoren e radhës, përmbys me vështirësi “brezin e artë” të Shënkollit

Aventurës së Kastriotit në Kategorinë e Parë po i vjen fundi. Këtë sezon ata kanë treguar se kjo ligë është nën nivelin e tyre, duke dominuar në Grupin A gjatë gjithë sezonit dhe u shkëputur 9 pikë nga ndjekësi më i afërt, Besëlidhja. Siç kishin njoftuar, ditën e sotme skuadra e trajnerit Ndreu zhvilloi një miqësore me ekipir të Shënkollit U19.

Këta të fundit kanë treguar edhe një herë se janë një brez shumë i mirë dhe nuk kanë shkuar më kot deri në finalen e Kupës së Shqipërisë për U19. Ka qenë pikërisht Shënkolli U19, që ka hapur serinë e golave në Kompleksin Sportiv në Kamzë, me Daijan, që surprizoi Kastriotin pa u mbushur çerek ore lojë.

Krutanët janë mobilizuar më shumë dhe janë munduar të marrin frenat e lojës në dorë. Ata e kanë arritur qëllimin në minutën e 44 me golin e Bashës, duke barazuar sfidën. Në pjesën e dytë djemtë e Ndreut kanë zbritur në fushë me të njëjtin mobilizim dhe në të 52-ën kanë mundur të përmbysin rezultatin dhe të fitojnë këtë ndeshje aspak të lehtë për ta. /vipsport.al/

NDESHJE MIQËSORE 

KASTRIOTI-SHËNKOLLI U-19  2-1
Shënues: Basha 44′, Okebugu 52′/Daija 14′