sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kastrioti e merr seriozisht, tregon “dhëmbët” në miqësore

Kastrioti ka zhvilluar miqësoren e fundit në prag të rifilimit të pjesës së dytë të kampionatit të Kategorisë së Parë duke luajtur ndaj Shënkollit U-19 në Kamzë. Krutanët nuk e nisën mirë takimin, teksa u ndëshkuan 14 minuta pas fillimit të takimit nga Dajia.

Megjithatë, kryesuesit e grupit A të Kategorisë së Parë ia dolën të barazonin rezultatin në fund të pjesës së parë me Bashën.

Tetë minuta nga fillimi i pjesës së dytë, nigeriani Henri Okebugu kaloi në epërsi Kastriotin. Krutanët arritën ta administronin si duhet takimin deri në fund. Kastrioti është pretendenti kryesor në grupin A të Kategorisë së Parë për t’u ngjitur në Superiore sezonin e ardhshëm.

E.S./Vipsport.al/