sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kapllanaj premton: Tirana do ta ketë të vështirë në Ballsh, kemi talente që do t’i shesim si Olajinka

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, në një intervistë për “Fax Neës”, ka folur për rifillimin e garës, garën për titull, synimet që ka ai me skuadrën, Dovedan dhe lojtarët që kërkon t’i shesë duke mbushur arkat e klubit si me Piter Olajinkën. Kapllanaj ndër të tjera është ndalur edhe tek gjyqtarët dhe e ardhmja e skuadrës së tij, ku që tani po mendohet për sezonin e ardhshëm, por pa anashkaluar synimet e këtij viti.

“Tani që flasim jam duke ndjekur stërvitjen në kompleksin “Bylis”, të cilën këtë javë kemi menduar që ta inaugurojmë me një ceremoni, duke qenë se ka përfunduar totalisht. Kemi filluar stërvitjen pas një ndërprerje të gjatë me grup të rregullt. Kemi folur edhe me trajnerin dhe jemi gati për Tiranën. Normalisht që derisa fillojmë garën jemi përgatitur për çdo kriter që ne ta plotësojmë sipas udhëzimit që ka dhënë FSHF-ja. Normalisht është pak sakrificë për klubet, jo vetëm për Bylisin. Unë garantoj se Bylisi do të jetë i gatshëm dhe do të zbresë në fushë duke zbatuar të gjitha kushtet”, – tha Kapllanaj.

Financat – Ana financiare në periudhën e “COVID-19” sigurisht që po e shohim që ndikon në tërë botën. Në Mallakastër nuk ka pasur asnjë rast për fatin e mire, madje edhe një rast që u fol në testin e dytë doli negativ. Por, dëmi ekonomik është ai që duket, sidomos në këtë qytetin tonë të vogël. Është e dukshme dhe më shumë e kam vënë re në bizneset e mia, që gjatë kësaj kohe kanë qenë të mbyllura. Sapo doli urdhëri nga qeveria ne morëm masat. Gradualisht kemi menduar që të zgjidhim problemet që kemi. Nuk i kemi zgjidhur siç duhet, por besoj se brenda kësaj jave, ekipi do të jetë i plotësuar deri më një financiarisht dhe skuadra do të jetë gati për ta pasur mendjen vetëm tek synimet në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë”.

Tirana – “Mendoj se nuk e ka Bylisi të vështirë, Tirana do ta ketë të vështirë në Ballsh, sepse presioni është mbi Tiranën, jo tek ne. Ne jemi duke u përgatitur ekipin dhe kemi pasur kohë për stërvitje dhe përë këtë sfidë. Nuk kemi preson dhe asnjë lloj vështirësie. Gjithsesi më e rëndësishme është që të luhet futboll 90-të minuta dhe të fitojë më i miri”.

Titulli – “Unë nuk bëj as llogaritë e Tiranës, e as të Kukësit. Pyesni presidentin e Kukësit se nëse do të jetë në lojë Kukësi apo jo.  Më pëlqen presidenti i Kukësit, është karizmatik, ai nuk dorëzohet, do t’i fitojë të gjitha, edhe miqësoret, Kupën dhe kampionatin. Është për t’u lavdëruar. Ne jemi të fokusuar te ekipi ynë, kemi planet dhe llogaritë tona. Jemi shumë afër Europës. Jemi pesë pikë larg. Në Kupë jemi në lojë. Kështu që mendoj vetëm për Bylisin dhe interesat tona, nuk bëjmë asnjë llogari tjetër momentalisht. Gjithsesi, tashmë të gjitha ekipet bëjnë llogari për të realizuar synimet sezonale që ato kanë. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo pjesë e mbetur e garës. Kampionati, me përjashtim të Flamurtarit dhe Luftëtarit, nga Vllaznia dhe 5-6 ekipe janë në garë për Europën, por edhe për të shkuar në ndeshje “play-out””.

Tifozët – “E kam thënë që më mirë të mos luhet sepse ky sport luhet për tifozët. Edhe sportistët ndihen më ngrohtë. Neve në Ballsh, në shumë ndeshje edhe në sajë të ecurisë së mirë që kemi bërë kemi pasur mbështetje, e madje në ekip në disa takime edhe ata i kanë dhënë më shumë ritëm ndeshjes. Po ashtu edhe jashtë, si psh. në kryeqytet, me Tiranën dhe Partizanin na kanë mbështetur shumë. Tifozët janë lojtari i 12-të. Do të ndikojë për keq. Por janë kushtet, duhet të respektojmë masat dhe ligjet e shtetit shqiptar. Në të gjithë botën futbolli po luhet pa tifozë. Futbolli në këto momentet ka kaluar në plan të dytë. Është shumë e vështirë që të luash pa tifozë. Ne deri në fund do të jemi korrektë. Por le të fillojmë të argëtojmë njerëzit që kanë kaluar stres dhe futbolli t’u japë një mundësi të heqin pak mendjen”.

Gjykimet – “Ka pasur disa ndeshje që kanë qenë problematike gjykimet. Kini parasysh që Ballshi është një qytet i vogël dhe ekipet e vogla janë më pak të mbrojtura. Janë gjëra që kanë kaluar. Ka gabime në një lojë, ne tani mendojmë që në këtë pjesë të mbetur të bëjmë më të mirën. Kur ka tendencë mërzitemi, kur gabon pa dashje s’ke çfarë të thuash. Nuk ka ardhur penalizimi as nga FSHF dhe as nga skuadrat rivale. Çdo ndeshje ka specifikën e vet. Kush punon edhe gabon, ashtu si dhe një arbitër. Nëse i kujtoni pas ndeshjeve me Tiranën, me Teutën apo Vllazninë u bën shumë dhe u acaruan tifozët dhe drejtuesit, sepse u bë radhazi disa herë. Ka gabime kudo, në UEFA apo Champions. Normalisht që sistemi “VAR” është zgjidhje, por edhe nëse gabohet me apo pa dashje analizohet. Derisa është sistemi VAR është arritje me kosto, por për mirë. Me sa jemi informuar nga përfaqësuesit e FSHF-së do të jetë së shpejti edhe në kampionatin tonë”.

Dovedan dhe e ardhmja – “Me trajnerin flasim, kemi një bashkëpunim shumë të mirë. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe sapo të mbaroj kjo pjesë e garës do të ulemi të flasim dhe për të ardhmen e Bylisit dhe për mundësinë e bashkëpunimit sërish me të. Me trajnerin duam që t’u japim edhe në këtë pjesë të mbetur lojtarëve që kanë kontrata afatgjatë dhe të mendojmë më shumë për vitin tjetër. Kohë nuk ka shumë, s’do të ketë thuajse pushime. Ndaj në këto dy muaj do punojmë për rezultatet e tanishme dhe të ardhmen. Duam që të konsolidojmë skuadrën për sezonin e ardhshëm.”

Dëshirat – “Janë disa lojtarë që kemi dëshirë, por aktualisht s’mund të flasim. Kemi ende lojtarë kështu që s’duam të krijojmë pakënaqësi, sepse nuk mund të flaism kur jemi në kulmin e garës. Kur të jetë momenti do të flasim”.

Olajinka – “Peter Olajinka është lojtari që unë e kam zgjedhur që thuajse fëmijë. Ai mbush arkat e klubit thuajse çdo vit, është me të vërtetë dhe do të jetë një futbollist i veçantë”.

Zhgënjimet – “Po ka edhe në klube si Juventus, Real e Barcelona që afrojnë lojtarë të spikatur që shkojnë miliona euro por dështojnë, e jo më te Bylisi apo në Shqipëri. Ka shumë lojtarë që nuk përshtaten siç duhet edhe në Europë. Ndikon trajneri dhe klubi. Në Ballsh duan lojtarë me grintë dhe që duan të rriten në futboll. Shërbejmë si trampolinë dhe pse jo t’i menaxhojmë dhe shesim. Duam që të kemi lojtarë të talentuar dhe të rinj”.

Tifozët e Bylisit – “Tifozët tanë, duke pasur parasysh që është një qytet i vogël, çdo ditë jemi në kontakte. E presin me padurim që të fillojë sepse ndër vite kanë futbolin si argëtim dhe krenohen me Bylisin. Madje, çdo ditë pyesin: “A ka ndonjë vend për mua në stadium?!”. Na vjen vërtetë keq sepse Bylisi po luan shumë mirë në Superiore, por ne do të lejojmë aq të pranishëm sa edhe parashikon rregullorja dhe ligji. Unë garantoj një Bylis të fortë edhe për ne është e vështirë pa praninë e tyre, por ne duam që ta përfundojmë deri në fund, sepse nëse lojtarët rrijnë 5 muaj pa kampionat do të ishte shumë e vështirë për ta që të ishin në kampionatin e ri. Klubi ynë ka shumë talente që duan të ngjiten”. /vipsport.al/