sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kapllanaj dhe kaosi në Ballsh: Nuk deshën ta na jepnin rezultatet me shkrim, na kërcënoi FSHF

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka shpjeguar pak çaste para fillimit të ndeshjes mes skuadërs së tij dhe Tiranës, kaosin që kishte shpërthyer në Ballsh kur skuadrat po bëheshin gati që të luanin sfidën. Në “SuperSport” ai tregoi se si kishin rrjedhur ngjarjet që nga nata kur Qardaku kishte dalë pozitiv e deri në momentin kur iu kërkua nga një zyrtar i autoriteteve shëndetësore që të mos luhej ndehsja.

“Nuk po kuptojmë çfarë po ndodh. Qardaku pasi ka rezultuar pozitiv, unë dhe klubi jemi treguar të gatshëm, sapo kemi parë që ka pasur temperaturë, atij lojtari dhe madje edhe atyre që kanë udhëtuar me të e që kanë ardhrur nga Tirana në Ballsh, u kemi bërë testet. Ne na kanë njoftuar që Qardaku është pozitiv dhe dy të tjerët negativ. Menjëherë më kanë kërkuar që ta njoftoj zyrtarisht, edhe pse ishte natë, e kemi thirrur këtë lojtar, e kemi lajmëruar, kemi folur me prindërit dhe kanë bërë zgjedhjen e karantinimit ku do të bëhet izolimi. Po atë natë kam marrë në telefon Sekretarin e FSHF, Ilir Shulku e i kam thënë që ishte ky rast, edhe pse ka qenë pas orës 11.30. Kemi folur dhe kemi marrë vendim që të të bëjmë teste gjithë ekipit, stafit, personelit të stadiumit e hotelit, mbrëmë në darkë na kanë marrë në telefon e na kanë thënë “suksese, jeni të gjithë në rregull”: Sot, me kërkesë të Federatës kemi kërkuar të marrim informacionin me shkrim. Pasi ka shkuar shefi i klubit, Gazmend Hoxhaj atje, thoshin që nuk ua japim. Më është dashur të shkoj vetë dhe kam thënë derisa kemi bërë testet e na e keni thënë me gojë, e duam jo vetëm me shkrim por edhe me vulë e firmë, se përndryshe nuk i nxjerrim lojtarët për ndeshje se mbajmë ne atëherë përgjegjësi. Kanë insistuar që të mos na e japin me shkrim se kishin urdhër nga shefi a nuk e di se kush. I thashë që nuk dilja nga zyra pa i marrë se e kishin për detyrë, edhe atë natë më detyruan ta lajmëroja dhe mua më duhej që të kuptonin lojtarët. Pasi i kam marrë me shkrim, atë personin e kanë kërcënuar se pse ua dhe. Nuk e kuptoj pse. Pas problemeve që ndodhën, dje është bllokuar gjithë hoteli, ka dalë jashtë për 5 orë ekipi as nuk ka shkuar në qytet pasi  janë bërë spërkatjet e hotelit, stadiumit e fushës. Mbrëmë me qejf kur doli përgjigja, erdhi entuziazmi, tani dalin këto probleme, është situatë komike.

Pse shkoi Qardaku në nëj zonë të kuqe? Përderisa stërvitja nisi zyrtarisht në grup, duke pasur parasysh që duhet të rrinë tek e tek nëpër dhoma, ata në shtëpi i kemi lënë pa i grumbulluar. Nuk mund t’i ndalojmë se ai do të rrijë atje ku është më mirë, i kemi thënë kush do, mund të iki në shtëpi, kush do, mund të iki në hotel.

Ne jemi njoftuar nga delegati i ndeshjes, Besnik Çelaj, dhe kemi marrë njofitm nga delegati që skuadra do të dalë në fushë. Skuadra që nuk del në fushë përveç tre pikësh, do të merren edhe masa të tjera. Federata do të vazhdojë ndeshja, vjen apo nuk vjen policia. Mendoj se jemi brenda të gjitha rregullave, kemi përgjigjen e të gjtiha testeve e po respektojmë protokollin. Kemi lexuar që izolohet vetëm përsoni që është pozitiv, mendoj se janë të mjaftueshme ato që kemi bërë. Ishim gati për të hyrë në fushë dhe vjen një person që nuk e njoh dhe thotë nuk do luhet ndeshja”, shpjegoi Kapllanaj. /vipsport.al/