sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kaloi koronavirusin, trajneri i Atalantës u përgjigjet akuzave nga Valencia: Kam respektuar protokollet

Xhian Piero Gasperini, trajneri i skuadrës së Atalantës, nuk ka kaluar pa një kundërpërgjigje polemikën e hapur me klubin e Valencias.Tekniku deklaroi pak kohë më parë se kishte kaluar koronavirusin dhe kishte qenë meë shumë mundësi i infektuar në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve ndaj Valencias në Spanjë, duke sjellë reagime të ashpra nga klubi spanjoll që e akuzoi se kishte rrezikuar jetë njerëzish.

Gasperini nuk ngurroi t’i kthente përgjigje sot spanjollëeve me shpjegimet e tij rreth kësaj teme që u bë publike në të gjithë Europën. “Kjo është një polemikë shumë fyese në të vërtetë, unë di që kam respektuar çdo lloj protokolli, kam qenë në karantinë si të gjithë derisa rifilluam stërvitjet.

Nuk kemi bërë kurrë tamponët, me testet sierologjike kam mësuar se kisha kaluar virusin dhe duke kujtuar të kaluarën, ajo ishte perudha kur kam pasur probleme shëndetësore. Por nuk kam pasur kurrë temperaturë apo probleme me mushkëritë të asnjë lloji. Kur u nisa nga Bergamo ndjehesha mirë, problemet i kam pasur më vonë. E përsëris, kjo polemikë është e shëmtuar dhe shumë fyese”, tha trajneri i Atalantës për mediat italiane. /vipsport.al/