sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kallaku: Kam 4-5 oferta, nuk dua të dal jashtë vetëm për vulën në pasaportë por për karrierë

Sherif Kallaku tashmë nuk e fsheh më që në fund të këtij sezoni do t’i japë lamtumirën Teutës për të udhëtuar drejt një kampionati më të fortë, me synimin për të bërë karrierë si futbollist. Talenti i skuadrës durrsake, në “Rubrika Sportive” foli për situatën e tij sa u përket ofertave që ka marrë e sigurisht edhe për sezonin që po mbyll me Teutën, me të cilën shpreson që të fitojë trofe.

“Kjo ishte fitore e rëndësishme për vazhdimësinë e skuadrës. Pas pandemisë kemi bërë rezultate shumë të mira, arritëm të fitonim dhe të merrnim vendin e tretë, të kënaqur edhe nga rezultatet e Skënderbeut dhe Laçit.

E kam thënë edhe më parë që relaisht dua që Europën ta kapim nga kampionati se ndeshjet e Kupës janë edhe çështje fati. Mund të shkosh në finale dhe ta humbësh, do të dëshiroja ta kapnim nga kampionati dhe të ishim të qetë në Kupa.

Dëshira ime është të sjellim një trofe në Durrës, do të ishte një gjë e bukur për tifozët për 100 vjetorin. Na mungojnë, shpresoj që të jepet vendim të kthehen tifozët.

Në ekip është atmosferë shumë e mirë, trajenri dhe kapiteni mundohen të na mbajnë me këmbë në tokë, mendojmë për ndeshjet e radhës, nuk na kërkojnë të bëjmë llogari por të shohim ndeshjet e ardhshme.

E ardhmja? Nuk është se kam vendosur gjë, kam 4-5 kërkesa por do të shihen me qetësi se nuk dua të shoh anën financiare. Nuk dua të shkoj jashte shtetit të vulos pasaportën e të kthehem, dua të shkoj të bëj një hap e karrierë sa më të madhe”, tregoi Kallaku. /vipsport.al/